Lidhje

Abbas: Palestinezët kërkuan njohje përmes OKB-së pasi negociatat me Izraelin u bllokuan.

  • Zëri Amerikës

Abbas: Palestinezët kërkuan njohje përmes OKB-së pasi negociatat me Izraelin u bllokuan.

Abbas: Palestinezët kërkuan njohje përmes OKB-së pasi negociatat me Izraelin u bllokuan.

Presidenti Mahmoud Abbas tha se palestinezët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të kërkonte njohje përmes Kombeve të Bashkuara pasi negociatat me Izraelin u bllokuan.

Ai i bëri komentet në një takim me të dërguarit ndërkombëtar që po organizohet nga Turqia.

Zoti Abbas shtoi se kërkimi i njohjes shtetërore nuk duhet të ndalë rifillimin e bisedimeve që u ndërprenë vitin e kaluar pas skadimit të moratoriumit të Izraelitpër ndërtimin e vendbanimeve. Ai tha se ka disa çështje që mund të zgjidhen vetëm përmes negociatave.

Kryeministri turk Recep Tayyip Edogan shprehu mbështetje për palestinezët në fillim të takimit. Ai tha gjithashtu se Turqia nuk do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin derisa ky i fundit të kërkojë ndjesë për sulmin vdekjeprurës në një flotilje me ndihma për në Rripin e Gazës vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG