Lidhje

Ndahet nga jeta Abdurrahman Haliti


Sot në Maqedoni është ndarë nga jeta Abdurrahman Haliti, ish-kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik, partia më e madhe shqiptare në vitet nëntëdhjetë në Maqedoni.

Zoti Haliti ishte deputet që nga parlamenti i parë i sistemit pluralist, për disa mandate me radhë. Ai shquhej si një politikan i moderuar.

Ai shërbeu për një kohë edhe si ambasador i Maqedonisë në Sofje. Abdurrahman Haliti ishte 68 vjeç, dhe ishte i sëmurë prej vitesh. Varrimi i tij u bë në vendlindjen e tij - Zhelinë, afër Tetovës.
XS
SM
MD
LG