Lidhje

Shqipëri: Festa e Abetares dhe unifikimi i saj me Kosovën


Mijëra fëmijë të klasave të para po organizojnë anembanë vendit festime me muzikë, të cilat tashmë janë një traditë në Shqipëri

Shkollat fillore të Shqipërisë po e kremtojnë festën e abetares mes emocioneve të 100 vjetorit të pavarësië shtetërore. Mijëra fëmijë të klasave të para sapo kanë përfunduar mësimin e shkronjave të abetares ndaj edhe po organizojnë anembanë vendit festime me muzikë, të cilat tashmë janë një traditë në Shqipëri.

Festa e Aberates në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:20 0:00
Direct link
​Festa e abetares përkoi sivjet jo vetëm me 100 vjetorin e pavarësisë, por edhe me miratimin e abetares së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Disa ditë më parë atë e përuruan në Prizren autoritetet më të larta shtetërore të të dy vendeve. Sipas traditës së festës, fëmijët mbajnë në kapele njërën nga shkronjat e abetares dhe recitojnë poezi që i përshtaten asaj. Megjithatë vendin kryesor e zënë këngën patriotike dhe valet folklorike.

Sistemi arsimor i Shqipërisë u kujdes këtë vit për mbi 650 mijë nxënës të shkollave 9 vjeçare. Midis tyre 56 mijë fëmijë të vegjël mësuan abetaren në klasat e para. Shqipëria ka 376 gjimnaze dhe 1749 shkolla 9-vjeçare. Mësimi në to zhvillohet me dy turne, sidomos në shkollat e mbingarkuara të kryeqytetit, ku janë afruar edhe një numër i madh banorësh nga gjithë Shqipëria.
XS
SM
MD
LG