Lidhje

Washington: Protesta kundër abortit


Dhjetra mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA 40 vjet më parë, që ligjëroi abortin

Dhjetra mijëra njerëz janë mbledhur në Washington për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara që ligjëroi abortin.

Ky vit shënon 40 vjetorin e vendimit të njohur si Roe përkundrejt Wade-it.

Kundërshtarët e abortit zhvillojnë çdo vit atë që ata e quajnë Marshimi për Jetën. Marshimi i këtij viti përfshin një manifestim afër Kongresit amerikan dhe një protestë përpara Gjykatës së Lartë.

Dhjetëra njerëz dolën ne mes të të ftohtit të martën, ditën e përvjetorit të këtij vendimi, duke shpërndarë 3,300 lule jashtë gjykatës. Organizatorët thonë se ky numër përfaqëson numrin e aborteve në Shtetet e Bashkuara çdo ditë.

Aktivistë kundër abortit janë përpjekur për 40 vjet të përmbysin vendimin Roe përkundrejt Wade-it. Ligjvënës federalë dhe shtetërorë kanë luftuar për kufizimin e aborteve.

XS
SM
MD
LG