Lidhje

Gjermani: Hetime të akuzave për abuzimin e fëmijëve në shkolla katolike nga priftërinjtë


Gjermani: Hetime të akuzave për abuzimin e fëmijëve në shkolla katolike nga priftërinjtë
Gjermani: Hetime të akuzave për abuzimin e fëmijëve në shkolla katolike nga priftërinjtë

Kryepeshkopi katolik i Mynihut tha se një komision peshkopësh gjermanë do të hetojnë akuzat për abuzime fizike dhe seksualëve të fëmijëve në shkolla katolike nga priftërinjtë.

Kryepeshkopi tha se hetimet do të përqendrohen tek akuzat se fëmijët e një kori në Mynih, i cili dikur drejtohej nga i vëllai i Papa Benediktit janë rrahur.

Kryepeshkopi Karl Juesten tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se komisioni do të përpiqet të zbulojë se çfarë konkretisht dinte për këto incidente Papa, i cili në atë kohë mbante postin e Kryepeshkopit të Mynihut.

Papa i ka cilësuar abuzimet e regjistruara gjatë viteve 1970-1980 si krime të shëmtuara dhe mëkate të rënda. Më shumë se 170 ish-nxënës të shkollave katolike kanë ngritur akuza për keqtrajtime seksuale dhe fizike, përfshirë rrahje të rënda

XS
SM
MD
LG