Lidhje

Acarohen marrëdhëniet mes BE-së dhe Hungarisë


Acarohen marrëdhëniet mes BE-së dhe Hungarisë

Acarohen marrëdhëniet mes BE-së dhe Hungarisë

Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha se Komisioni ka vendosur të nisë procedurat ligjore kundër Hungarisë për shkak se ajo refuzoi të bëjë ndryshime në ligjet e saj të reja për bankën qendrore, gjyqësorin dhe autoritetin për mbrojtjen e të dhënave.

Zoti Barroso e njoftoi vendimin në Strasburg, pas një takimi me komisionerët e BE-së.

Ai tha se Komisioni Evropian kishte shpresuar që autoritetet hungareze të bënin ndryshime për të respektuar ligjin evropian, por kjo nuk ndodhi.

Një zyrtar i BE-së tha se Hungarisë do t’i jeper një muaj afat për të ndryshuar ligjet përndryshe çështja do t’i kalohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Ndërkohë, ambasadori i Hungarisë në Bashkimin Evropian, Peter Gyorkos, deklaroi më parë se edhe Hungaria po shqyrtonte dërgimin e çështjes në Gjykatë. Ai tha se mosmarrëveshje lindin edhe mes partnerëve më korrektë dhe më të paanshëm. Do të ketë raste, tha ambasadori Hungarez, kur ne do t’i themi Komisionit Evropian: “Na vjen keq por nuk jemi dakord”.

XS
SM
MD
LG