Lidhje

Acarohet përsëri konflikti mes izraelitëve dhe palestinezëve


Acarohet përsëri konflikti mes izraelitëve dhe palestinezëve
Acarohet përsëri konflikti mes izraelitëve dhe palestinezëve

Ushtarë izraelitë dhe dhjetra protestues pro-palestinezë vazhdojnë të qëndrojnë sot në anët e kundërta të kufirit me Sirisë dhe Lartësive Golan të kontrolluara nga Izraeli, një ditë pas përleshjeve të përgjakshme atje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon shprehu shqetësim të madh rreth situatës. Një zëdhënës i zotit Ban dënoi përdorimin e dhunës, madje u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje. Ushtria izraelite mohoi sot njoftimet e mediave shtetrore siriane se 20 veta u vranë dhe më shumë se 325 të tjerë u plagosën kur trupat izraelite hapën zjarr kundër protestuesve, të cilët u përpoqën të kalonin klonin kufitar. Ushtria i cilësoi njoftimet për viktima të ekzagjeruara, madje një zëdhënës tha se rreth 10 veta u vranë nga shpërthimi i minave kur protestuesit hidhnin shishe bombë.

Protestuesit u mblodhën me rastin e 44 vjetorit të disfatës arabe në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme dhe nuk përfillën paralajmërimet e shumta izraelite për të qëndruar larg gardhit në Golan.

Njoftimet e mediave shtetrore siriane për viktimat, mes tyre gra e fëmijë, u konfirmuan nga zyrtarë të spitaleve, por jo nga burime të pavarura.

Përleshjet e djeshme përbëjnë një zbrapsje, ose "naksa," term që palestinezët përdorin për humbjen që pësuan në luftën e vitit 1967.

"Ne themi në këtë sitë se tokat tona u okupuan në vitin 1967 dhe këto janë tiokat tona. Jeruzalemi është yni dhe Zoti është me ne. Ne themi gjithashtu se Palestina është për ne, ne nuk do të heqim dotë, kjo është e drejta jonë", tha kryeministri i qeverisë së Hamasit, Ismail Hanijeh.

Zyrtarë izraelitë thanë se megjithë paralajmërimet e shumta, "si ato me gojë dhe më vonë të shtënat paralajmëruese në ajër", dhjetra sirianë vazhduan t’i afroheshin kufirit.

Izraeli tha se forcat i tij nuk kishin rrugëdalje tjetër, por të hapnin zjarr në këmbët e protestuesve për të shkurajuar masa të tjera.

"Ajo që po shikojmë në Lartësitë Golan është një provokim i qëllimshëm, një përpjekje për të vërshuar me dhunë drejt kufirit dhe për të hyrë ilegalisht në Izrael. Kjo nuk mund të ndodhë pa dijeninë e autoriteteve siriane, të cilët me sa duket kanë vendosur të shtojnë tensionet në kufi për të larguar vemendjen nga problemi real, me të cilin ata përballen në vendin e tyre", tha zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev.

Në pikë kalimin kryesor të Bregut Perëndimor për në Jeruzalem, qindra të rinj palestinezë, që i afroheshin pikë kalimit Kalandia, u përleshën me ushtarë izraelitë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe plumba kauçuku. Por kufijtë me Gazën, Libanin dhe Jordaninë ishin të qetë pasi qeveritë përkatëse nuk i lejuan demonstruesit që t’i afroheshin kufirit.

Disa orë para shpërthimit të dhunës, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se u kishte dhënë urdhër forcave izraelite që të vepronin me përmbajtje, por me vendosmëri, për të parandaluar shkeljen e kufirit.

XS
SM
MD
LG