Lidhje

Adel hedh ne treg albumin e saj te ri me titull “21"


Adel hedh ne treg albumin e saj te ri me titull “21"
Adel hedh ne treg albumin e saj te ri me titull “21"

Ka mëse tre vjet që këngëtarja britanike Adel, u bë një yll botëror me albumin e saj të parë “19”. Së fundi ajo ka hedhur në treg albumin “21”, i cili përmban kryesisht krijime ose bashkëpunime të saj.

Kënga “Rolling in the deep” ishte kënga e parë e Adelës nga albumi i saj me titull “21”. Ajo e përshkruan këtë këngë e cila ka shitur rreth 1 milion e gjysëm kopje dixhitale vetëm në Amerikë, si një “melodi gospel me nota melankolike”.

Në fillim të vitit 2008, Adela ishte popullore në renditjet britanike, por muzika e saj po hynte ngadalë në Shtetet e Bashkuara. Ajo theu barrierat me interpretimin e saj në një prej programeve më popullore të transmetuara në NBC me titull “Saturday night live”. Në vitin 2009, Adela fitoi çmimin Grammy si artisja më e mirë e re.

Adela e quan stilin e saj muzikor si një soll shumë romantik. Ajo thotë se këngët e albumit “21” nuk flasin vetëm për dashuritë e humbura, por gjithashtu dhe për gjetjen e zgjidhjeve përballë sfidave të jetës.

Adela ka bashkëpunuar për krijimin e 10 këngëve nga 11 që përmban albumi “21”. Në këtë album është dhe një intrpretim i saj i këngëns “Lovesong” , që është një këngë hit e viteve 1989 e grupit britanik The Cure.

Albumi me titull “21” shiti 350 mijë kopje gjatë javës së parë të publikimit këtu në Shtetet e Bashkuara dhe u deshën 7 javë që të bëhej albumi i parë që arriti 1 milion kopje për 2011. Ajo ka qëndruar për 11 javë rresht në krye të klasifikimeve britanike duke hyrë në hitorinë muzikore të Britanisë si artistja që ka qëndruar më gjatë në këtë pozicion.

Adela thotë se hera herës ka frikë nga skena. Por kjo nuk e ndalon aspak që të ndërrmarë turne të ndryshme. Ajo nis turneun e saj amerikan nga Uashingtoni më 12 maj, ndërsa mbas qershorit ajo do të nisë turneun në Britaninë e Madhe. Ndjekim nga albumi “21” këngën “Set fire to the rain”.

XS
SM
MD
LG