Lidhje

Adis Abeba, udhëheqësit afrikanë diskutojnë mbi politikën dhe sigurinë


Adis Abeba, udhëheqësit afrikanë diskutojnë mbi politikën dhe sigurinë
Adis Abeba, udhëheqësit afrikanë diskutojnë mbi politikën dhe sigurinë

Më tepër se 25 udhëheqës afrikanë ndodhen në kryeqytetin e Etiopisë, për një takim dy-ditësh, me fokus shqetësimet politike dhe sigurinë.

Në takimin e përvitshëm, i cili filloi sot në Adis Abeba, foli presidenti francez Nikola Sarkozi. Ai tha se se udhëheqësit afrikanë duhet të respektojnë vullnetin e popujve të tyre, ose në të kundërt, rrezikojnë të përballen me kryengritje popullore kundër sundimit të tyre.

Presidenti francez i bëri këto komente ndërsa vazhduan edhe sot protestat masive kundër presidentit egjiptian Hosni Mubarak.

Zoti Sarkozi tha se popujt e vendeve të ndryshme kërkojnë qeverisje të mirë, demokraci dhe respektimin e të drejtave njerëzore. Ai tha se udhëheqësit duhet të përpiqen të bëjnë ndryshime në vendet e tyre, ose në të kundërt, do t’u kërkohet me imponim t’i bëjnë ndryshimet.

Në takimin dy-ditor të vendeve afrikane do të diskutohet për Bregun e Fildishtë, Sudanin dhe Somalinë, si dhe për vende të tjera problematike, si Nigeri dhe Madagaskari.

Megjithatë, kryetari i komisionit të Bashkimit Afrikan, Zhan Ping, tha se në takim nuk do të diskutohet për dy vendet afrikane të përfshira nga kriza politike, Egjipti dhe Tunizia. Ai tha se ngjarjet në këto vende kanë ndodhur shumë vonë, prandaj nuk janë përfshirë në raportin që ai do të paraqesë në takimin dy-ditor.

XS
SM
MD
LG