Lidhje

Administrata e presidentit Obama premton hapjen e vendeve të punës për veteranët e luftrave


Administrata e presidentit Obama premton hapjen e vendeve të punës për veteranët e luftrave
Administrata e presidentit Obama premton hapjen e vendeve të punës për veteranët e luftrave

Administrata e Presidentit Obama thotë se do të krijojë një numër programesh për të ndihmuar veteranët e luftrave të gjejnë punë, ndërkohë që Presidenti përpiqet të tregojë se është seriozisht i angazhuar për uljen e papunësisë, gjatë një turneu në disa shtete perëndimore të vendit.

Shtëpia e Bardhë tha sot se kërkon nga qendrat shëndetësore në komunitete të punësojnë 8 mijë vetë të ish-personelit mjekësor ushtarak gjatë 3 vjetëve të ardhshëm dhe do t’u kërkojë këtyre qendrave të fillojnë të raportojnë se sa veteranë kanë punësuar.

Një tjetër program i ri i administratës premton të zgjerojë mundësitë për këta individë të personelit mjekësor ushtarak që të bëhen ndihmës-mjekë, duke u dhënë më shumë grante universiteteve që ndihmojnë për kualifikimin e veteranëve për karriera të tilla.

Me kthimin e dhjetëra mijëra trupave nga Iraku, pritet të shtohet numri i veteranëve që kërkojnë punë.

XS
SM
MD
LG