Lidhje

Administrata Obama: Shifrat e papunësisë theksojnë nevojën e vazhdimit të taksave të shkurtuara


Administrata Obama: Shifrat e papunësisë theksojnë nevojën e vazhdimit të taksave të shkurtuara
Administrata Obama: Shifrat e papunësisë theksojnë nevojën e vazhdimit të taksave të shkurtuara

Administrata Obama thonë se shifrat e fundit që tregonë rritjen e papunësisë në Shtetet e Bashkuara theksojnë nevojën për zgjatjen e afatit të shkurtimit të taksave për shtresën e mesme të amerikanëve dhe vazhdimin e mbështetjes për të papunët. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson na informon se reagimi i administratës vjen në një kohë kur shumica e anëtarëve të një komisioni presidencial mbështesin rekomandimet për uljen e deficitit federal, por nuk kapën numrin e nevojshëm të votave për t'i miratuar ato zyrtarisht.

Papunësia u ngrit 0.2 përqind, duke kapur 9.8 përqind pasi punëdhënësit hapën vetëm 39 mijë vende pune në muajin nëntor, një rënie e theksuar krahasuar me 172 mijë vendet e punës të krijuara në muajin tetor.

Kjo ishte një shifër shumë më e ulët nga sa kishin parashikuar ekonomistët, të cilët kishin thënë se mund të ishin shtuar 150 mijë vende pune pasi kohët e fundit janë parë shenja pozitive të rritjes ekonomike që i sollën ngritjen e indekseve të aksioneve në Wall Street . Ky është i 19-ti muaj radhazi që papunësia i ka kaluar 9 përqind, që do të thotë se 15.1 milionë amerikanë kanë qënë të papunë në muajin nëntor.

Presidenti Barak Obama pritej të bënte një deklaratë për numrin e vendeve të punës, por bëri në vend të saj një vizitë të papritur në Afganistan për t’u takuar me trupat amerikane dhe për të biseduar me Presidentin Hamid Karzai.

Austan Goolsbee, kryekëshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, vuri në dukje se megjithëse vendet e punës në sektorin privat u ngritën me 50 mijë në muajin nëntor, nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar ritjet e papunësisë në përgjithësi. Ai tha se ky është një tregues që thekson rëndësinë e shtrirjes së shkurtimit të taksave për shtresën e mesme dhe kompensimin e papunësisë për amerikanët që kanë humbur punën dhe shtoi se po të mos bëhet kjo, rrezikohen edhe mijëra vende të tjera pune.

Ndërsa adminsitrata reagon ndaj të dhënave për vendet e punës, një komionin prej 18 antërash, të emëruar nga Presidenti Obama për të studjuar mënyrat për uljen e deficitit buxhetor federal dhe borxhit të vendit miratoi rekomandime për uljen e deficitit me 3.9 trillionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Por votimi me 11 vota pro dhe 7 kundër nuk arriti numrin e nevojshëm në favor sipas rregullave të komisonit për të shtyrë zyrtarisht Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të marrë masa. Përfaqësues i shtetit Illinoi Jan Schakowsky ishte mes atyre që votuan kundër rekomandimeve, duke thënë se ato kërcënojnë shtresën e mesme të amerikanëve.

“Këto rekomandime u kërkojnë atyre që kanë sakrifikuar mjaft deri tani të bëjnë sakrifica të mëtejshme. Kësaj shtrese i kështë kërkuar për shumë vite me radhë të mbajë një peshë të rëndë”.

Megjithëse rekomandimet nuk u miratuan zyrtarisht, Presidenti Obama dhe udhëheqësit e Kongresit duhet të gjejnë një mënyrë për të adresuar rezultatet e parashtruara nga Komisioni. Bashkëkryetari i Komisionit Erskine Bowles tha se rekomandimet janë vetëm hapi i parë në një proces të domosdoshëm për të bërë zgjedhje të vështira.

“Ju lutem sëtepërmi, bëni ato zgjedhje të vështira që duhen. Shkurtoni shpenzimet”.

Ndërkaq, zyrtarë të administratës Obama dhe anëtarë të Kongresit vazhdojnë negociatat për një zgjidhje kompromisi për të shtyrë afatin e taksave të shkurtura të administratës Bush, i cili skadon në fund të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG