Lidhje

Administrata Obama ka në plan pakësimin e forcave të armatosura


Administrata e presidentit Obama ka në plan ta pakësojë numrin e forcave të armatosura në shifra që nuk janë parë që para Luftës së Dytë Botërore.

Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel sot bëri thirrje për pakësimin e numrit të ushtarëve në 450 mijë vetë, nga shifra rekord prej 570 mijë që numri i trupave kishtre arritur pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Sekretari Hagel po ashtu kërkoi eliminimin e një flote të tërë të avionëve sulmues A-10. Po ashtu avionët spiunë U-2 do të zëvendësohen me avionë të telekomanduar, pa pilot.

Propozimi për buxhetin e mbrojtjes për vitin 2015 nga sekretari Hagel pasqyron përpjekjen për pakësimin shpenzimeve qeveritare, si dhe zotimin e presidentit Obama për t’i dhënë fund luftrave të kushtueshme në Irak dhe në Afganistan.

Analistët thonë se shkurtimet do të rezultojnë në një ushtri amerikane të aftë për të mundur armikun, por tepër të vogël për operacione afatgjata jashtë vendit.
XS
SM
MD
LG