Lidhje

Administrata Obama kërkon nga Senati ratifikimin e traktatit të armëve bërthamore me Rusinë

  • Majkëll Bouman

Administrata Obama kërkon nga Senati ratifikimin e traktatit të armëve bërthamore me Rusinë

Administrata Obama kërkon nga Senati ratifikimin e traktatit të armëve bërthamore me Rusinë

Administrata Obama po shton presionin për ratifikimin e traktatit për pakësimin e armëve bërthamore me Rusinë. I quajtur traktati i ri START, ai ndjek gjurmët e marrëveshjes së rëndësishme për kontrollin e armatimeve, të nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjerik në vitin 1991. Marrëveshja fillestare skadoi vitin e kaluar, ndërsa fati i marrëveshjes që e pasoi varet nëse Senati amerikan do të veprojë me shpejtësi në sesionin e fundit të vitit. Korrespondeti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman na informon nga Kapitoli, ku sekretarja e Shtetit Hillari Klinton u paraqit për t’u bërë thirrje thirrje senatorëve ta ratifikojnë traktatin.

Administrata Obama po bën të gjitha pëpjekjet e mundëshme për të siguruar miratimin e traktatit në Kongres. Të martën, zëvendëspresidenti Xho Bajden lëshoi një deklaratë të fortë, nëpërmjet të cilës paraljamëroi se do të ishte me pasoja të rënda për sigurimin kombëtar amerikan, nëse traktari i ri START nuk do të ratifikohej. Një ditë më pas, sekretarja e Shtetit Klinton theksoi të njëjtën gjë, gjatë një vizite në Senatin amerikan.

"Për mua është me rëndësi esenciale që ky traktat t’i paraqitet Senatit. Nëse dikush mendon se ne mund ta shtyjmë ose ta shmangim, kam frikë se do të nënfleftësonte rrezikun e vazhdueshëm që përbëjnë armët bërthamore për vendin tonë”.

Sipas traktatit të ri START, Shtetet e Bashkura dhe Rusia do të shkurtonin aresnalet e tyre bërthamore me një tretën. Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, demokrati John Kerry nga Masaçusets, theksoi përfitimet që vinë nga ratifikimi i traktatit dhe rreziqet që përbën status quo-ja

“Ne kemi një traktat që për herë të parë na jep mundësi më të mëdha për të numëruar mbushjet bërthamore të të dy palëve. Ky traktat na lejon të bëjë inspektime të paparalajmëruara për të parë se çfarë bën pala tjetër. Por për një vit me radhë, ne nuk kemi bërë asnjë inspektim, asnjë këmbë amerikani nuk ka shkelur në Rusi për të mbrojtur interesat amerikane”.

Por disa republikanë në Senat nuk janë entuziastë për traktatin. Jon Kyl nga Arizona bëri një deklaratë të martën në të cilën thotë se grafiku i ngjeshur i Senatit nuk i lë hapësirë shqyrtimit të traktatit para se legjislatura e re e Kongresit të mblidhet në muajin janar. Senatori Lindsi Graham, republikan nga Karolina e Veriut tha se ai mbështet kontrollin e armatimeve, por se ka shqetësime lidhur me traktatin e ri START.

"Për mendimin tim do të ishte mirë të kishim një traktat, por ky nuk duhet t’i pengojë Shtetet e Bashkuara për të dislokuar sisteme të mbrojtjes nga raketat që ne mendojmë se janë jetësore për sigurinë tonë kombëtare apo të aleatëve tanë. Disa terma të traktatit ngjallin dyshime tek anëtarët e Senatit. Pengesa e dytë është modernizimi. Shumë republikanë si dhe unë besojnë se do të ishim më mirë me një traktat si ky se sa pa të, por vetëm nëse ne modernizojmë forcën tonë kundërvënëse bërthamore”.

Administrata Obama ka sinjalizuar se synon të shtojë shpenzimet prej 80 miliardë dollarësh për avancimin dhe modernizimin e infrastrukturës bërthamore amerikane. Një nga ata pak republikanë që mbështesin ratifikimin e traktatit të ri START është senatori Riçard Lugar nga Indiana, i cili thotë se edhe ai e mbështet modernizimin bërthamor dhe thekson se Shtetet e Bashkuara do të forconin sigurimin bërthamor duke e ratifikuar traktatin.

"Kjo është një çështje shumë serioze. 13300 predha bërthamore ruse të drejtuara kundër nesh, qyteteve tona, instalimeve tona ushtarake, kundër gjithçkaje që ne kemi. Çdo njera nga këto predha mund të zhdukë qytetin Indianapolis, qyteti më i madh i Indianës”.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara parashikon që traktatet të negociohen nga dega ekzekutive e qeverisë dhe të ratifikohen nga Senati. Shumica e analistëve thonë se ratifikimi do të jetë më i vështirë në janar, kur shumica demokrate në Senat të jetë pakësuar ndjeshëm.

XS
SM
MD
LG