Lidhje

Administrata Obama optimiste për miratimin e traktatit START


Administrata Obama optimiste për miratimin e traktatit START
Administrata Obama optimiste për miratimin e traktatit START

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan Barak Obama do të vazhdojë përpjekjet për ratifikimin e traktatit për reduktimin e armëve bërthamore me Rusinë brenda këtij viti, pavarësisht nga kundërshtimet e një senatori të rëndësishëm republikan.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs u tha gazetarëve sot se administrata është e bindur se traktati i ri START do të hidhet në votë në senat para fundit të vitit dhe do të miratohet.

Por negociatori kryesor republikan për këtë çështje, Xhon Kajl, është përpjekur të mos e lejojë traktatin të hidhet në votë para se kongresi i ri të fillojë punën në janar me një prani më të madhe republikane. Ai thotë se çështja është komplekse dhe se kongresi ka shumë punë për të bërë.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton doli në krah të anëtarëve kryesorë të komisionit të senatit për marrëdhëniet me jashtë për të nxitur miratimin e traktatit para fundit të vitit në interes të sigurisë kombëtare.

Kryetari i komisionit, senatori Xhon Kerri, dhe zëvendësi republikan Riçard Llugër bënë thirrje gjithashtu për miratim të shpejtë. Ata të dy vunë në dukje se që nga skadimi i traktatit të mëparshëm, Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur asnjë inspektor në Rusi për të vëzhguar arsenalin bërthamor të vendit.

XS
SM
MD
LG