Lidhje

Studiuesit mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare


Raportet më të fundit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi gjendjen aktuale të ekonomisë dhe financave shqiptare u komentuan në mënyra të ndryshme nga studiues të njohur të kësaj fushe. Ashtu si edhe FMN në raportin e vlerësimit të sistemit financiar, profesor Adrian Civici, thotë se ekonomia është mjaft e dobët dhe po vuan nga çekuilibrime të rënda makroekonomike. Sipas Shqipëria do ta kishte përballuar shumë më mirë krizën, nëse nuk do të ndahej me FMN nga viti 2008. Tani, shpëtimi është përsëri bashkëpunimi me FMN.

Ekspertët për ekonominë shqiptare
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:27 0:00


“Financat tona janë në një situatë delikate. Marrëveshja me FMN më shumë se sa efekti pozitiv i 110 milionë eurove çdo vit, është një paketë reformash dhe detyrimesh, që do ta vënë në rrugë të mbarë qeverinë shqiptare, ministrinë e financave dhe politikat tona të zhvillimit për ta kaluar këtë moment të vështirë” - tha ai.

Zoti Civici thotë se niveli i borxheve është përtej çdo kufiri, dhe detyra kryesore mbetet kthimi i qëndrueshmërisë të treguseve kryesorë. FMN, thotë ai, nuk po i sjell Shqipërisë shuma të mëdha, por po i kërkon të kthehet në sjellje të zakonshme konservatore në ekonomi.


“FMN nuk vjen në vende normale me ndonjë problem të vogël. Ne kemi një problem të madh, kemi një problem strukturor. Kemi një rrezik që na qëndron mbi kokë për stabilitetin e financave publike për borxhin dhe për të ardhmen tonë. Në këto kushte, mësuesi ose receta më e mirë, megjithë e vështirë dhe e dhimbshme, është marrëveshja me FMN. Pra, FMN është një faktor më shumë në rrugën drejt stabilitetit që ne duket se kemi filluar” - tha ai.

Një tjetër studiuese e njohur e çështjeve ekonomike Luljeta Minxhozi, thotë se kreditimi është mjeti më i shtrenjtë për financimin e ekonomisë dhe qeveria duhet të gjejë rrugë dhe metoda më të favorshme për të nxitur prodhimin vendas dhe për të mbrojtur investimet e guximshme në një treg delikat e të pasigurtë.

“Ekonomia shqiptare, në mënyrë që të futojë një lloj qëndrueshmërie kërkon një sndryshim strukturor, që për mua do të thotë: të nxitet prodhimtaria. Ekonomia shqiptare ka nevojë për një shtytje të madhe për të bërë biznes të madh prodhues. Duhet një nxitës real në ekonomi që të lëvizë të gjithë sistemin” - tha ajo.

Zonja Minxhozi thotë se ekonomia është e ndjeshme dhe ndaj rreziqeve të jashtme, këmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e eurozonës janë gjithmonë të rrezikuara sa kohë që është monedha euro në mes, që ndërrohet me lekun shqiptar. Politikat zbutëse me bankat kanë shterruar, ndërkohë që shumica e bankave kanë si shtetin si klient kryesor, me të cilin blejnë dhe shesin bono thesari, nga mund t'u vijn huymbje të konsiderueshme.

“Në banka ka shumë kursime dhe këto kursime nuk arrijnë dot që të kthehen në investime. Ekuilibri makro-ekonomik më i thjeshtë është që një vend investon aq sa ka kursime. Shqipëria ka kursime dhe duhet të ketë edhe investime, por kjo nuk po ndodh. është pikërisht kjo strukturë e dbët e ekonomisë shqiptare, që nuk arrin t'i nxiti njerëzit, zotërues të kursimeve, t'i transformojnë këto në investime” - tha ajo.

Banka Botërore dhe FMN deklaruan se gjendja e bankave shqiptare po përkeqësohet prej rritjes së shpejtë të kredive të këqija, ndonëse kanë depozita të mjaftueshme kursimesh nga qytetarët. Një pikë e dobët mendohet se është edhe orientimi i ekonomisë drejt euros, ndërsa rreziqet më të mëdha mund të vijnë edhe borxhit publik afatshkurtër

XS
SM
MD
LG