Lidhje

Adriatik Lalla: Drejtësia nuk ndëshkon zyrtarët e korruptuar

  • Intervistoi: Konda

Zëri i Amerikës: Një nga çështjet e ngritura në raportin e organizatës Freedom House për Shqipërinë ishte çështja e korrupsionit. Cili është komenti juaj...?

Adriatik Lalla: Jam njohur me raportin e organizatës Freedom House lidhur me problemet e korrupsionit në vendin tonë...! Korrupsioni tek ne në Shqipëri është një fakt evident; institucioni ynë është një ndër institucionet kryesore përgjegjëse për luftën kundër korupsionit në rradhët e administratës publike. Problemin e korrupsionit, kryesisht në sistemin e drejtësisë, institucioni ynë e ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme në disa raste edhe nga studio e Zërit të Amerikës si dhe në raportet që ka patur në parlamentin e Shqipërisë etj, duke ngritur zërin gjithmonë për korrupsion në sistemin e drejtësisë, vend nga i cili marin çertifikatën e pastërtisë të gjithë zyrtarët që abuzojnë me pushtetin publik.



Zëri i Amerikës: Agjencia që ju drejtoni, trajton çështjen e kontrollit të deklarimit të pasurive të zyrtarëve....! Si realizohet kjo...?

Adriatik Lalla: Kontrolli i deklarimit të pasurive të zyrtarëve është një proçes tashmë i njohur për zyrtarët dhe gjithë publikun; çdo vit zyrtarët dhe subjektet deklarues kanë detyrim për deklarimin e pasurisë pranë institucionit tonë. Deklarimi i pasurisë pasi kalon një sërë proçesesh kontrolli e verifikimi nga institucioni ynë në bashkëpunim edhe me institucione të tjera që pasohet edhe duke mbledhur të dhëna nga institucionet publike dhe jo publike lidhur me vërtetësisnë e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve; në mjaft raste ndaj zyrtarëve të cilët janë gjetur në shkelje të ligjit, janë marrë masa të parashikuara në ligj nga ana jonë dhe është çuar kallëzim në prokurori ...

Zëri i Amerikës: Si është bashkëpunimi juaj me organet e tjera të zbatimit të ligjit...? Janë marrë parasysh propozimet tuaja...?

Adriatik Lalla: Në këtë pikë ne kemi patur shqetësim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye e kemi ngritur këtë problem si në intervista, fjalime publike, raportin që kemi patur në kuvend, duke bërë evident faktin që drejtësia nuk po ndëshkon zyrtarët e korruptuar. Në këtë aspekt flasim nga përvoja jonë, pasi thuajse në të gjitha rastet e kallëzuar nga ne çështjet janë pushuar nga prokuroria apo gjykata.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka ndodhur pasurimi i shpejtë i disa njerëzve mes tyre edhe politikanë, dhe një pjesë e këtyre pasurive u kalojnë familjarëve të tyre... Si veprohet në këto raste...?

Adriatik Lalla: Më në fund parlamenti shqiptar miratoi amendimin e nenit 257 - A të kodit Penal, i cili tashmë parashikon përgjegjësinë penale edhe për personat e lidhur me zyrtarët. Nga shumë të dhëna që ne kishim, nga burime të ligjshme dhe informacione që marrim nga isntitucione të ndryshme, konstatojmë se zyrtarë të ndryshëm pasurinë e fituar në mënyrë jo të ligjshme e fshehin në emër të personave të lidhur me ta, kryesisht kjo pasuri justifokohet përmes dhuratave, huamarrjeve, regjistrimin e pasurisë në emër të personave të tretë që mund të jenë lidhje familjare apo shoqërore apo kryerjen e proçedurave të tjera të kësaj natyre; tashmë institucioni ynë ka të gjithë kompetencën e duhur ligjore, lidhur me personat që kanë lidhje me zyrtarët, tashmë ne kemi nisur një sërë proçesesh verifikuese për këtë fakt, ligji na e mundëson këtë aspekt..! Ne kemi mjaft raste që kemi në proçes kontrolli momentalisht, jemi duke vijuar proçesin e kërkimit të deklarimit të pasurisë të personave që kemi dyshime që fshehin pasurinë e zyrtarëve, besoj shumë shpejt do të bëjmë publike rastet që janë në proçes hetimi, po kështu do të vazhdojmp edhe me një sërë proçesesh të tjera verifikuese në këtë aspekt.

Zëri i Amerikës: Po lidhur me transferimin e pasurive në bankat jashtë Shqipërisë, si veproni...?

Adriatik Lalla: Ky është një tjetër problem shqetësues që ne kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme....Ne kemi bashkëpunim korrekt me mjaft institucione brenda dhe jashtë vendit, pranë nesh ka patur ekspertë ndërkombëtarë që kanë ndihmuar në punën tonë në këtë drejtim, por kjo nuk varet vetëm nga legjislacioni i vendit tonë; ne kemi të gjithë hapësirën e duhur ligjore për të kryer verifikime edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; në varësi të vendeve të caktuara shihet mundësia nëse ne mund të kryejmë veprime verifikuese ose jo... !

Zëri i Amerikës: Çfarë vështirësish hasni në punën tuaj...?

Adriatik Lalla: Ligji jonë na krijon të gjithë hapësirën e duhur për të kryer veprimtari verifikuese, hetim të plotë eëtë gjithanshëm... Në punën tonë nuk kemi pasur vështirësi tjetër veç mosndëshkimit të zyrtarëve nga ana e organeve të drejtësisë...

Zëri i Amerikës: Po ndërhyrje dhe kërcënime keni patur,,,?

Adriatik Lalla: Apsolutisht jo...! Pranë institucionit tonë kontrollohen të gjithë zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar, politikanë, nivele të larta të pushtetit... por në asnjë rast nuk ka ndëhyrje politike apo presione të formave të ndryshme...

Trego komentet

XS
SM
MD
LG