Lidhje

Llalla: "Hetimi është ekskluzivitet i prokurorisë"


Llalla: "Zelli i tepruar për të bërë gjyqtarin apo prokurorin mund të dëmtojë hetimet".

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla shprehu shqetësimin e tij se disa institucione përpiqen herë pas here të marrin rolin e pazëvendësueshëm të prokurorit dhe të gjykatësit gjatë goditjes së kriminalitetit të brendshëm dhe rajonal. Ai tha se bashkëpunimi i të gjithë faktorëve shtetërorë dhe agjencive shqiptare e ndërkombëtare mund të sjellë goditjen efektive të grupeve kriminale, duke zbatuar ligjet me vendosmëri, por askush nuk mund të zërë vendet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në këtë betejë e sfidë e vazhdueshme kundër krimit të organizuar.
Prokuroria dhe zbatimi i ligjit në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:18 0:00


“Në disa raste të veçanta, zelli i tepruar për të bërë gjyqtarin apo prokurorin, krahas faktit që mund të dëmtojë hetimet, mund të arrijë deri në atë masë që të këpusë fillin e hollë që ndan etikën me ligjin. Të gjithë kemi detyrën qytetare dhe ligjore për ruajtjen dhe forcimin e sigurisë publike. Institucionet e drejtësisë paguhen me taksat e qytetarëve që të dënojnë elementët keqbërës, por edhe çdo faktor i jetës shoqërore ka detyrimin moral të ofrojë mbështetjen e tij” - tha zoti Llalla.

Zoti Llalla tha se Shqipëria është një vend i hapur dhe mundësia e hyrjes të kriminelëve ndërkombëtarë është e madhe. Ndërkaq, shteti sfidohet edhe nga krimi i brendshëm, siç ka ndodhur ditët e fundit. Por, “hetimet janë veprimtari ekskluzive e institucioneve të drejtësisë, dhe faktorë të tjerë nuk mund dhe nuk duhet të luajnë rolin e prokurorit apo gjyqtarit” - tha zoti Llalla. Prokurori i përgjithshëm shqiptar i bëri këto komente pas një takimi me penalistin e famshëm botëror Sherif Basiuni, kandidatin nobelist në 1999, i cili erdhi në Shqipëri, ndërkohë që po merren në provim rreth 100 gjyqtarë të gjykatës administrative dhe të gjykatave të tjera.

Shqipëria ka nënshkruar nga viti 2002 Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për bashkëpunim ndërkombëtar kundër krimeve të rënda që kërcënojnë jetën, paqen, sigurinë, pavarësinë dhe mirëqënien e përgjithshme. Pas kësaj, bashkëpunimi i institucioneve shqiptare me agjencitë e huaja është rritur ndjeshëm, duke thjeshtuar komunikimin ndërkombëtar në goditjen e krimit rajonal, gjë që është vlerësuar edhe nga SHBA dhe BE.
XS
SM
MD
LG