Lidhje

Aerobi apo ushtrime fizike të stilit ushtarak?


Aerobi apo ushtrime fizike të stilit ushtarak?
Aerobi apo ushtrime fizike të stilit ushtarak?

Pas festave, si gjithmonë njerëzit e fillojnë Vitin e Ri me premtimin për të bërë më shumë ushtrime fizike, të domodoshme për të patur shëndet të mirë.

Këtë vit, e reja është se prirje të tilla të ushtrimeve fizike, si Aerobia apo llojet e Jogas, po zëvendësohen me ushtrime fizike të tipit ushtarak. Një grup palestrash të Los Anxehlosit po praktikojnë ushtrime fizike të stilit ushtarak, me pjesëmarrjen e grupeve të mëdha të njerëzve, të cilët i kanë vënë vetes një pikësynim: humbjen e kileve të shtuara gjatë festave.

Këto ushtrime intensive mund të kryhen brenda në palestër, ose jashtë, në ajër të pastër, me drejtimin e instruktorit. Ushtrimet në grup preferohen, sepse ato janë më pak të kushtueshme, i motivojnë njerëzit dhe shpesh shoqërohen me bashkëveprimin e tyre, gjatë këtij aktiviteti tepër të rëndësishëm për personat e dedikuar ndaj shëndetit të mirë dhe formës fizike.

XS
SM
MD
LG