Lidhje

Sulmi në aeroportin turk mund të përhapet në luftë rajonale


Sulmi vetëvrasës i së martës në aeroportin Ataturk të Stambollit, që vrau të paktën 41 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë, është më shkatërruesi në një seri sulmesh terroriste në Turqi.

Sulmi tregon se sa ka rënë statusi i Turqisë nga shembull rajonal i stabilitetit dhe destinacionit tërheqës turistik.

Sulmet terroriste kanë qenë në rritje në të gjithë Turqinë, me objektiv kryesisht Stambollin - një qytet historikisht i konsideruar si vend takimi e kontinenteve Evropë - Azi.

Dikur me sektorin e saj të ekonomisë dhe turizmit të fuqishëm, zhvillimi financiar i Turqisë ka rënë dhe ardhjet turistike u pakësuan me rreth 1/3 vitin e kaluar.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin e fundit, por kryeministri turk Binali Yildrim tha se sulmi i së martës duket se përmban shenjat e një operacioni të organizatës Shteti Islamik.

Sulmi në Turqi ishte pothuajse i ngjashëm me sulmin e 22 marsit nga ISIS në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit që la 32 të vdekur.

Instituti për Studimet e Luftës kishte parashikuar një rritje të sulmeve në Turqi gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, nga 5 qershori në 5 korrik, si pjesë e përpjekjeve të grupit ekstremist për të riorientuar strategjinë e tij në rajon.

"ISIS ka të ngjarë të zgjedhë objektivat në shtetet fqinje që të lehtësojë presionin e grupit në Siri, ndërsa përgatit kushtet për zgjerim në të ardhmen në këto shtete", shkruan Instituti për Studimet e Luftës. "Objektivat që i shërbejnë këtij qëllimi të dyfishtë janë turistët e huaj, forcat e sigurisë shtetërore, dhe elemente ushtarake të SHBA-së në Turqi dhe Jordani", thuhet në raport.

Kryeministri Yildrim tha në një konferencë për shtyp menjëherë pas sulmeve të martën se shumë nga viktimat ishin shtetas të huaj.

Cilët janë disa nga faktorët kryesorë që e bëjnë Turqinë një objektiv të shpeshtë për terrorizëm?:

Kurdët

Roli i Turqisë në Siri ka qenë e komplikuar nga zgjatja e betejës me grupin e kurdëve etnikë që jetojnë në të gjithë Turqinë lindore dhe në disa pjesë të Sirisë, Irakut dhe Iranit.

Qeveria turke thotë se militantët kurdë që luftojnë kundër ISIS janë një zgjatje e Partisë Punëtore të Kurdistanit, PKK, e cila është duke luftuar për autonominë kurde që nga viti 1970.

Turqia ka qenë fokusuar në luftën kundër forcave kurde në Siri, duke e komplikuar luftën në Siri, ku SHBA - luftëtarët kurdë dhe Rusia - mbështetën regjimin e Asadit. Udhëheqësit kurdë janë ankuar se kjo strategji ka vënë Turqinë në anën e njëjtë me ISIS

Konflikti në Siri

Lufta civile në Siri tani vazhdon për më se pesë vjet, me grupet e armatosura në të dy anët e kufirit Turqi-Siri.

Turqia ndan një kufi 804 kilometrash me Sirinë dhe është akuzuar se ka lejuar luftëtarë të huaj për të kaluar për t'u bashkuar me grupet si Shteti Islamik.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, thotë se analistët parashikojnë se ISIS ka luftëtarë të shumtë të cilët janë shtetas turq. Përveç kësaj, rreth 2,5 milion sirianë tani janë vlerësuar se jetojnë në Turqi, të cilët shterojnë burimet e vendit dhe nxitin zemërim në mesin e popullatës turke gjatë valës së refugjatëve.

Shteti Islamik

Një numër në rritje i sulmeve terroriste është kryer në tokën turke për muaj me radhë Ndërsa qeveria turke fajëson kryesisht PKK, shumica e sulmeve i atribuohen ISIS.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones i Zërit citon burime që thonë se humbja e fundit e Shtetit Islamik në Falluxha të Irakut mund të ketë nxitur sulmin e së martës në aeroport. Forcat irakiane morën pozicionet e fundit në Falluxha të dielën, dhe vendosën kontroll të plotë në një nga qendrat më emblematike të ekstremistëve pas një operacioni një mujor.

Politika Botërore

Sulmi i së martës erdhi vetëm disa ditë pasi Turqia njoftoi se do të normalizojë lidhjet diplomatike me Izraelin, pas një incidenti të vitit 2010, kur aktivistët e flotiljes turke u vranë nga forcat e sigurisë izraelite ndërsa ishin duke u përpjekur për të thyer bllokadën e Izraelit në Rripin e Gazës. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu i zgjati dorën Rusisë këtë javë, duke i dërguar një letër ndjese mbi një avion luftarak rus që Turqia rrëzoi në afërsi të kufirit me Sirinë.

Vëzhguesit thonë se lidhjet e presidentit Erdogan me Izraelin dhe Rusinë mund të kenë zemëruar ISIS dhe sulmi i së martës ishte një rezultat.

Në pak më shumë se një vit, pothuajse 300 njerëz kanë vdekur në 17 sulme me bomba dhe shpërthime vetëvrasëse në të gjithë vendin, dhe më shumë se 1,000 të tjerë janë plagosur.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG