Lidhje

Urdhri ekzekutiv, paqartësi në vendet e prekura


Autoritetet në aeroportet amerikane vazhdojnë të zbatojnë urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump, i cili ka si synim të ndalë hyrjen e terroristëve në Shtetet e Bashkuara. Disa qindra persona u ndaluan në aeroporte këtë fundjavë duke shkaktuar protesta në Amerikë dhe jashtë saj. Urdhëri ekzekutiv që ndalon hyrjen në Amerikë të shtetasve nga 7 vende me shumicë myslimane ku përfshihet Iraku, Siria, Irani, Jemeni, Sundani, Libia dhe Somalia, u ka krijuar shumë paqartësi qytetarëve të këtyre vendeve.

Pasagjerë nga vendet e shënuara në urdhrin ekzekutiv të presidentit për t’u ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, nuk u lejuan të hipin në avion. Këtë të dielë, Nail Zain me pasaportë siriane u ndalua të hipë në avionin për në Los Anxhelos, në aeroportin Ataturk të Stambollit. Viza e tij e lëshuar vetëm dy ditë më parë nuk bëri asnjë ndryshim.

Gruaja dhe djali im janë në Shtetet e Bashkuara. Djali është shtetas amerikan. Dhe ne kemi dy vjet që presim për këtë moment. Më në fund kur na u dha rasti, ata na ndalin të udhëtojmë për shkak të pasaportës siriane”.

Shtetasja sunadaneze Fatma Abul Qassem u kthye në Sudan pasi autoritetet në aeroportin e Katarit e ndaluan të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara.

Mendoj së ky vendim është i padrejtë për qytetarët sudanezë dhe myslimanët. Nëse Amerika është për mbrojtjen e drejtave të njeriut duhet të marrë në vëmendje gjithashtu të drejtat tona”.

Qytetarë të 7 vendeve të përfshira në urdhrin e përkohshëm të presidentit, por që kanë Green Card, nuk do të ndalohen të hynë në Amerikë. Por ata që ndodhen jashtë Amerikës në kohën kur doli urdhri. druhen se nuk do të kenë mundësi të rikthehen.

Mbesa ime sa erdhi nga Amerika për pushime. Punonte si përkthyese me amerikanët në Irak dhe ka përfituar statusin e rrefugjates në Amerikë. Tani ajo ndihet e pasigurtë nëse do ta lënë të rikthehet në Shtetet e Bashkuara apo do të rrefuzohet nën preteksin e terrorizmit.

Kryetari i kuvendit të Iranit e quajti racist vendimin për të ndaluar hyrjen në Amerikë të shtetasve të 7 vendeve.

Vendosja e Iranit në listë, me preteksin e shqetësimit lidhur me aktet e terrorizmit, tingëllon më shumë si shaka. Nuk është sekret që Irani ka luftuar kundër terroristëve i vetëm këto vitet e fundit dhe disa vende të tjera ju bashkuan më vonë kësaj përpjekjeje”.

Në Izrael, një kundërshtar i hershëm i Iranit, disa protestues u mblodhën jashtë ambasadës në Tel Aviv të dielën, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj urdhrit ekzekutiv të presidenti Trump.

Shtëpia e Bardhë doli në mbrojtje të urdhrit ekzekutiv dhe raportoi se gjatë zbatimit të tij të shtunën që lamë pas, hynë në Amerikë 325 mijë udhëtarë dhe vetëm 109 prej tyre u ndaluan përkohësisht.

XS
SM
MD
LG