Lidhje

Afganistan: Sulmohet kompleksi i organizatave ndërkombëtare në Herat


Afganistan: Sulmohet kompleksi i organizatave ndërkombëtare në Herat
Afganistan: Sulmohet kompleksi i organizatave ndërkombëtare në Herat

Zyrtarë të OKB-së thanë se një sulm vetëvrasës në Afganistanin perëndimor shkaktoi dëme në një kompleks ndërkombëtar në Herat, por nuk plagosi asnjë pjesëtar të personelit të OKB-së.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili u realizua nga të paktën 4 militantë sot në Herat.

Zyrtarët e OKB-së thanë se disa persona kryen sulm vetëvrasës me bombë kundër kompleksit, duke u mundësuar kryengritësve tjerë të veshur me uniforma të policisë dhe perçe të futeshin në ndërtesë. Të katër ekstremistët u vranë gjatë sulmit.

Dëshmitarët thonë se ekstremistët arritën në kompleksin e OKB-së me një makinë të mbushur me lëndë plasëse. Sipas dëshmive të zyrtarëve afganë dhe punonjësve të OKB-së, dy nga autorët e sulmit hodhën veten në erë në makinë dhe personi i tretë, me jelek me lëndë plasëse vrau veten kur po futej në kompleks. Policia afgane qëlloi për vdekje edhe personin e katërt.

XS
SM
MD
LG