Lidhje

Të paktën 29 të vdekur nga sulmet në Afganistan


Kryengritësit talebanë goditën forcat ndërkombëtare, ushtrinë afgane dhe civilët në dy ditë dhune si pasojë e së cilës mëngjesin e sotëm numëroheshin 29 njerëz të vdekur - dy prej tyre ushtarë amerikanë të vrarë nga një koleg i tyre afganas.

Sipas autoriteteve, në këtë valë sulmesh vdekjeprurëse, talebanët u prenë kokat 17 civilëve afganas që morën pjesë në një aktivitet muzikor në një zonë të kontrolluar prej tyre në jug të Afgansitanit.

Duke folur sot në një konferencë shtypi në Kabul, zëdhënësi i Forcës Ndërkombëatre, gjenerali Gunter Katz tha se incidentet nuk do të ndikojnë në misionin e aaleancës:

“Këto incidente nuk do të prekin operacionet tona, ne jemi në drejtimin e duhur. Ne po i luftojmë kryengritësit me efektshmëri”.

Sulmi më i rëndë, ku 17 civilëve iu pre koka, ndodhi në provincën e Helmandit në distriktin Musa Qala, tha zëdhënësi i qeverisë lokale Daoud Ahmadi.

Viktimat ishin pjesë e një grupi të madh që ishin mbledhur për të festuar në një aktivitet me muzikë e vallëzim, tha shefi i qeverisjes vendore në Musa Qala, Neyamatullah Khan. Ai tha se talebanët i kanë masakruar ata për të treguar se nuk ishin dakort me këtë aktivitet.

Guvernatori i Helmandit tha se vrasjet u kryen pas një grindjeje mes dy komandantëve talebanë lidhur me dy gratë. Një zëdhënës i talebanëve mohoi që ky grup është përfshirë në sulmin, të cilin presidenti Hamid Karzai e cilësoi “një krim të pafalshëm”. Vrasjet i dënuan edhe NATO dhe Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, në provincën Laghman të Afganistanit lindor, zyrtarë të NATO-s thanë se një anëtar i Ushtrisë Kombëtare Afgane hapi zjarr kundër dy pjesëtarëve të koalicionit ndërkombëtar, duke i vrarë ata. NATO tha se trupat e saj iu përgjigjën zjarrit duke e vrarë ushtarin afgan.

Një tjetër incident është shënuar në Helmand ku 10 ushtarë afganas u vranë në postobollokun e distriktit Washir të dielën në mbrëmje.

Këtë vit janë shënuar 33 sulme ndaj forcës ndërkombëtare në Afganistan, ku janë vrarë 42 pjestarë të koalicionit - shumica amerikanë.
XS
SM
MD
LG