Lidhje

Ndalohen 19 afganë në përpjekje për të kaluar kufirin


Efektivët e policisë së Shkodres ndaluan dhe shoqëruan për në mjediset e policisë 19 shtetas afganë, të cilët u gjetën të fshehur në një pjesë të pyllëzuar të Malit Kolaj, rreth 25 kilometra larg qytetit të Shkodrës. Të ndihmuar nga dy persona nga Tirana, sipas policisë vendore, shtetasit afganë po përgatiteshin për të kaluar ilegalisht kufirin shtetëror në drejtim të Malit të Zi.

Policia arriti të arrestojë njërin nga trafikantët, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim policor.

Për shkak të gjëndjes shëndetësore, 19 shtetasve afganë u është dhënë ndihma mjekësore, ushqimore dhe ajo psikologjike dhe me ndihmën e Zyrës së Emigracionit Shkodër, policia po kryen procedurat ligjore për riatdhesimin e tyre.

Prej muajsh vazhdon të funksionojë një linjë trafikimi, nga kufiri i Shqipërisë me Greqinë në drejtim të kufirit të Malit të Zi, nga ku grupe shtetasish të huaj tentojnë të kalojnë ilegalisht drej vendeve të Europës Përendimore.

XS
SM
MD
LG