Lidhje

Afganët protestojnë vrasjen e Rabanit

  • Zëri Amerikës

Afganët protestojnë vrasjen e Rabanit

Afganët protestojnë vrasjen e Rabanit

Qindra afganë u mblodhën sot për të protestuar kundër vrasjes së ish-presidentit afgan dhe negociator në bisedimet e paqes me talebanët, Burhanudin Rabani, në shtëpinë e tij në Kabul. Policia tha se zoti Rabani, i cili shërbeu si president i Afganistanit nga viti 1992 deri në vitin 1996, u vra dje nga një autor sulmi vetëvrasës me bombë.

Gjatë këtij shpërthimi u vranë të paktën 4 persona të tjerë dhe u plagos një nga këshilltarët kryesorë të Presidentit Hamid Karzai, Masum Stanekzai.

Zoti Rabani kryesoi Këshillin e Lartë të Paqes dhe ai ishte në kontakt me elementë të kryengritësve, me synimin për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin.

Sot para shtëpisë së zotit Rabani ishin grumbulluar turma njerëzish që mbanin në duar fotografitë e tij, ndërsa një numër zyrtarësh qeveritarë shkuan për të bërë homazhe, mes masave të forta të sigurisë.

Një zëdhënës i partisë Xhamiat i-Islami të zotit Rabani i tha agjencisë franceze të lajmeve se funerali për udhëheqësin e vrarë mund të mbahet nesër, ose të premten.

XS
SM
MD
LG