Lidhje

Afganistan, 12 të vrarë në protestat kundër një sulmi të NATO-s

  • Zëri Amerikës

Afganistan, 12 të vrarë në protestat kundër një sulmi të NATO-s

Afganistan, 12 të vrarë në protestat kundër një sulmi të NATO-s

Autoritet afgane thanë se të paktën 12 persona janë vrarë në protestat e dhunshme kundër një sulmi të NATO-s në veri të Afganistanit ku u vranë 4 njerëz.

Më shumë se 2 mijë demonstrues u përleshën me policinë sot në qytetin Talokan. Protestuesit hodhën parrulla kundër qeverisë amerikane dhe asaj afganase dhe mbanin në duar trupin e njërit prej të vrarëve gjatë sulmit. Zyrtarët thanë se të paktën 80 njerëz u plagosën.

Zyrtarët afganë thanë se 4 civilë u vranë gjatë një operacioni që NATO e ndërmorri gjatë natës në qytet. Por forcat e koalicionit thonë se të vrarët, mes tyre dy gra të armatosura, ishin kryengritës.
Gjatë protestave të sotme, policia dhe forcat e sigurisë hapën zjarr për të shpërndarë turmën, e cila godiste me gurë një bazë ushtarake gjermane atje pranë.

Presidenti Hamid Karzai ka dënuar sulmin e koalicionit gjatë të cili sipas tij u vranë 4 pjestarë të një familje. Ai tha se operacioni nuk ishte i bashkërenduar me forcat afgane. Zoti Karzai kërkoi një shpjegim për këtë sulm nga komandanti i forcave të SHBA dhe NATOs në Afganistan, gjenerali David Petraeus.

XS
SM
MD
LG