Lidhje

Afganistan, 19 civilë të vrarë në dy shpërthime


Afganistan, 19 civilë të vrarë në dy shpërthime
Afganistan, 19 civilë të vrarë në dy shpërthime

Në Afganistan, policia tha se një sulm anës rrugës me bombë ka lënë të paktën 19 të vrarë, të gjithë civilë, në provincën jugore Helmand.

Zyrtarët thanë se të paktën 18 civilë, mes tyre fëmijë, vdiqën kur furgoni me të cilin ata udhëtonin ndeshi në një eksploziv në distriktin Nahr-e-Saraj.

Një tjetër shpërthim në distriktin Gaemsir la të vrarë një civil dhe plagosi 4 të tjerë, kur traktori i fermës me të cilin ata po udhëtonin goditi një minë.

Askush nuk mori përgjegjësinë për shpërthimet, por zyrtarët thanë se militantët sulmuan forcat e sigurisë, të cilët ju përgjigjën shpërthimit në furgon.

Presidenti afgan Hamid Karzai dhe koalicioni ndërkombëtar e dënoi sulmin në disktriktin Nahr-e-Saraj.

XS
SM
MD
LG