Lidhje

Afganistan: akuza për manipulim në zgjedhje


Afghanistan's presidential candidate Abdullah Abdullah speaks during a news conference in Kabul, Afghanistan, June 15, 2014.

Afghanistan's presidential candidate Abdullah Abdullah speaks during a news conference in Kabul, Afghanistan, June 15, 2014.

Kandidati për president Abdullah Abdullah kërkon ndalimin e numërimit të votave nga balotazhi i së shtunës për shkak të dyshimeve për mashtrim.

Në Afganistan, kandidati për president Abdullah Abdullah tha se nuk ka besim te komisioni zgjedhor dhe bëri thirrje që të ndalet numërimi i votave nga balotazhi i së shtunës për shkak të dyshimeve për mashtrim.

Në një konferencë për shtyp, zoti Abdullah tha se ka prova se zgjedhjet nuk kanë qenë legjitime, se ka patur mbushje të kutive dhe se vëzhguesit nuk janë lejuar të bëjnë punën.

Ai hodhi dyshime mbi pohimet se në votime kanë marrë pjesë shtatë milionë njerëz dhe tha se presidenti Hamid Karzai nuk i ka vëzhguar zgjedhjet në mënyrë të paanshme.

Zoti Abdullah u kërkoi zyrtarëve të zgjedhjeve të ndalin menjëherë procesin e numërimit të votave.
XS
SM
MD
LG