Lidhje

Afganistan: Autoritetet kapin 5 ekstremistë me 10 tonë eksplozivë

  • Zëri Amerikës

Forcat afgane të sigurimit kanë ndaluar 5 kryengritës, tre prej të cilëve shtetas pakistanezë dhe dy të tjerët shtetas afganë, të cilët ishin kapur me 10 tonë eksplozivë. Sipas autoriteteve ata planifikonin ta përdornin lëndën plasëse për sulme në kryeqytetin e vendit, Kabul.

Një zëdhënës i Drejtorisë Kombëtare për Sigurinë tha se po të ishte aktivizuar ekzplozivi, do të kishte shkaktuar gjakderdhje në masë.

Zëdhënësi tha se lënda plasëse ishte futur në Afganistan nga Pakistani. Ai tha se eksplozivi u zbulua në Kabul në 400 kontenierë të fshehur në një kamion që transportonte ushqime.

Zyrtarët afganë e kanë akuzuar shpesh herë Pakistanin se strehon grupe terroriste. Pakistani përgënjeshtron akuzat se mbështet apo strehon elementë militantë në territorin e tij.

XS
SM
MD
LG