Lidhje

Afganistan: Dita e tretë e protestave kundër djegies së Kuranit, vriten dy vetë

  • Zëri Amerikës

Afganistan: Dita e tretë e protestave kundër djegies së Kuranit, vriten dy vetë

Afganistan: Dita e tretë e protestave kundër djegies së Kuranit, vriten dy vetë

Në Afganistanin jugor, autoritetet thonë se dy vetë u vranë dhe të paktën 18 u plagosën në ditën e tretë të protestave kundër djegies së Kuranit nga një prift ekstremist amerikan, ndërsa qindra vetë dolën nëpër rrugët e qyteteve në Kandahar në jug dhe Xhalalabad në lindje të vendit.

Të paktën 10 vetë u vranë dhe 83 u plagosën dje në Kandahar, ku protestuesit marshuan nëpër rrugë, duke u vënë zjarr makinave dhe ndërtesave.

Të premten, një grumbull njerëzish sulmuan kompleksin e Kombeve të Bashkuara në qytetin verior Mazari-Sharif, duke vrarë shtatë punëtorë të huaj.

Presidenti amerikan Barak Obama e dënoi djegien e Kuranit, duke thënë se përdhosja e cilitdo libri të shenjtë, përfshirë Kuranin, është vepër e mostolerancës fetare dhe fanatizmit. Por ai shtoi se edhe sulmet dhe vrasjet e njerëzve të pafajshëm si kundërpërgjigje janë “mizore dhe fyerje ndaj dinjitetit njerëzor”.

XS
SM
MD
LG