Lidhje

Afganistan: Gjenerali britanik, kundër tërheqjes së trupave para fundit të 2012-ës


Afganistan: Gjenerali britanik, kundër tërheqjes së trupave para fundit të 2012-ës
Afganistan: Gjenerali britanik, kundër tërheqjes së trupave para fundit të 2012-ës

Gjenerali më i lartë britanik në Afganistan ka paralajmëruar kundër çdo tërheqjeje të dukshme të trupave nga ai vend deri në fund të vitit 2012.

Në një intervistë me gazetën britanike Daily Telegraph, gjenerali Xhejms Baknoll tha se, për të ruajtur fitoret e fundit kundër talebanëve, përforcimet amerikane, të cilat arritën në Afganistan vitin e kaluar, duhet të qëndrojnë atje edhe dy vera të tjera për luftë.

Gjenerali Baknoll tha se tërheqja e madhe e trupave do të çonte sinjale kontradiktore rreth angazhimit ndaj fushatës në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Disa njerëz pohojnë se vdekja e udhëheqësit të Al-Kaidës, Osama bin Laden, është arsye e mirë për përshpejtimin e tërheqjes nga Afganistani.

Dje, Kryeministri i Kanadasë, Stivën Harpër, vizitoi ushtarët kanadezë në Afganistan, të cilët së shpejti do të përfundojnë misionin e tyre luftarak dhe do të kalojnë në rolin trajnues.

Gjatë kësaj vizite të panjoftuar, zoti Harpër tha se Afganistani nuk përfaqëson ndonjë rrezik gjeostrategjik për botën dhe nuk është më burim i terrorizmit botëror.

XS
SM
MD
LG