Lidhje

OKB dënon sulmin në një gjykatë afgane


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmin e talebanëve në një gjykatë afgane që la të vrarë 46 njerëz dhe ka bërë thirrje që personat përgjegjës, organizatorët dhe financuesit e tij të dalin para drejtësisë.

Këshilli përsëriti edhe njëherë dje shqetësimin e tij serioz për kërcënimin që përbën Talebani, al-Kaida dhe grupeve të tjera të armatosura të jashtëligjëshme për popullatën vendase, forcat kombëtare të sigurisë, për forcat ushtarake ndërkombëtare dhe përpjekjet e ndihmës në Afganistan.

Zyrtarët afganë thanë se persona të armatosur vunë me qëllim në shënjestër civillët gjatë sulmit të së mërkurës në provincën Farah, ndërsa bënë përpjekje për të liruar kryengritës të tjerë që gjenden para gjykimit. Më shumë se 100 njerëz u plagosën në këtë sulm.

Gjithashtu dje, zyrtarët lokalë në Afganistanin lindor thanë se një helikopter i NATOs la të vrarë katës policë afganë dhe të paktën dy civilë të plagosur gjatë një sulmi kundër ekstremistëve.

Autoritet në provincën Gazni thanë se incidenti ndori në distriktin Dijak të mërkurën vonë. Zyrtarët e NATO-s thanë se po hetojnë akuzat.
XS
SM
MD
LG