Lidhje

Arti i grafitit në Afganistan

  • Sharon Behn

Grafitet në Kabul janë një art i rrezikshëm

Të rinjtë në Kabul po i zhvendosin kufijtë e shoqërisë konservatore të Afganistanit. Por ata e bëjnë këtë nën rrezikun e presioneve të rënda sociale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Sharon Behn i hedh një vështrim botës së fshehur të artistëve të grafitit në Kabul.

Grafitet në Kabul janë një art i rrezikshëm. Për artisten e vetme femër të grafitit në Afganistan, Shamsia Hasani, marrja me këtë formë ë arti është pothuajse e pamundur.
Nuk është e pranueshme nga kultura që një grua të dalë në rrugë e vetme.
Pastaj ka edhe rreziqe tjera të përditshme në një vend që është në luftë.

“Ndjehem në rrezik nëse shkoj jashtë për t’u marrë me këtë formë arti”.

Shamsia beson se figura e saj abstrakte e gruas me një trup të mbuluar me burkë me ngjyrë blu mund të ndihmojë në ndryshimin e mënyrës se si gratë mendojnë për veten e tyre.

“Unë dua të ndryshoj vetëm formën e burkës, sepse forma e saj është shumë e rëndësishme, vetëm falë formës ato mund të duken shumë të lumtura. Në realitet forma duket shumë e trishtuar, por unë kam përdorur dizejno të re për të ndryshuar këtë formë si një mënyrë për të ndryshuar mendjet e grave që i veshin ato dhe si një inkurajim për të ndryshuar veten dhe mendjen e tyre”.

Shamsia ka pasur një mundësi të vetme për t’u marrë me artin e grafitit në mjedis të hapur një aktivitet të zhvilluar në Gjermani.

Por në Kabul ka ajo gjetur një zgjidhje. Ajo fotografon muret në qytet dhe pastaj i ngjyros fotografitë. Ajo e quan këtë grafiti dixhital dhe thotë se kjo është një mënyrë për të sjellë ndryshim në shoqërinë afgane.

“Grafiti është për njerëzit, për ndryshimin e ideve të njerëzve. Është ideja ime, dua të ndryshojë idetë e njerëzve”.

Studio e saj është e vogël. Dhe stili i saj artistik përfishin një spektër të gjerë. Por arti i saj është aty ku është zemra e saj.

“Grafiti është për ata që janë të interesuar të bëjnë art në mjedise të hapura. Sipas mendimit tim grafiti është art, dhe mendoj se është më efektiv se sa çdo shprehje tjetër artistike për zhvillimin e artit këtu në Afganistan”.

Ajo pikturon në muret e brendshme të një kafeneje. Fakti që Shamsia merret me grafiti në një vend konservator si Afganistani është shenjë e ndryshimeve që po kalon vendi. Por fakti se ajo është shumë e frikësuar për t’u marrë me këtë lloj arti në rrugë, tregon se sa i ngadalshëm është ky ndryshim.
XS
SM
MD
LG