Lidhje

Afganistan: Vriten dy ushtarë amerikanë


Ushtria amerikane tha se dy ushtarë amerikanë kanë humbur jetën pas një sulmi të kryengritësve në pjesën lindore të Afganistanit. Sipas zyrtarëve të ushtrisë sulmi ka ndodhur sot, por nuk dha më shumë informacione në lidhje me këtë incident.

Në fillim të këtij muaji, një sulmues vetëvrasës sulmoi një patrullë të përbashkët të NATOs dhe Afganistanit në këtë rajon, duke vrarë të paktën 14 njerëz.Talibanët morën përgjegjësinë për këtë sulm.

Dje, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta tha se presidenti i Afganistanit duhet të tregojë më shumë mirënjohje për trupat e koalicionit ndërkombëtar që janë duke luftuar dhe duke vdekur në vendin e tij, në vend se t’i kritikojë ata.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Kabulit janë përshkallëzuar rreth rritjes së sulmeve të brendshme, në të cilën anëtarët e Forcës së Sigurisë afgane, ose militantë që pretendojnë se janë anëtarë të forcave të sigurisë, dhe qëllojnë mbi trupat e koalicionit ndërkombëtar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG