Lidhje

Afganistan, kërkohet zëvendësimi i 9 ligjvënësve


Afganistan, kërkohet zëvendësimi i 9 ligjvënësve
Afganistan, kërkohet zëvendësimi i 9 ligjvënësve

Komisioni i Pavarur Zgjedhor në Afganistan ka kërkuar zëvendësimin e 9 ligjvënësve pasi analizoi akuzat për manipulim votash, të cilat paralizuan parlamentin e vendit për afro 1 vit.

Në një konferencë për shtyp sot, kryetari i komisionit Fazel Ahmad Manawi tha se nëntë ligjvënësit janë nga 8 provinca afgane. Ai tha se ata do të zëvendësohen me deputetë të rinj, përfshirë udhëheqësin e një milicie të fuqishme në Afganistanin verior, Gul Muhamed Pahlawan.

Disa ligjvënës afganë e dënuan si të paligjshme këtë masë të komisionit. Dhoma e Ulët e parlamentit ka qenë e bllokuar që nga inaugurimi i parlamentit në janar, si rezultat i akuzave për manipulime masive në zgjedhjet e shtatorit 2010.

XS
SM
MD
LG