Lidhje

Luftime në Afganistan


Përleshje të përgjakshme shpërthyen të dielën në veri të Afganistanit, ku kryengritësit talebanë morën një distrikt të rëndësishëm, por humbën kontrollin e një distrikti tjetër i cili ra përsëri në duart e forcave afgane të sigurisë. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara dënuan vrasjen gjatë natës të 19 civilëve nga një shpërthim në anë të rrugës në një provincë jugore.

Autoritetet në provincën veriore Kunduz thonë se talebanët morën nën kontroll distriktin e rëndësishëm Chardara dhe forcat afgane të sigurisë po luftojnë me kryengritësit për të ndalur përparimin e tyre drejt kryeqytetit të provincës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme i tha Zërit të Amerikës se avancimi i talebanëve është "i përkohshëm" dhe se grupi kryengritës nuk është i aftë ta mbajë këtë distrikt për një kohë të gjatë. Policia dhe trupat afgane kanë nisur kundërsulmin, tha zëdhënësi.

XS
SM
MD
LG