Lidhje

Afganistan, luftime kundër talibanëve në verilindje


Luftime të ashpra po zhvillohen në Afganistanin veri-lindor, ku sipas zyrtarëve ka filluar një kundër-ofensivë për të rimarrë një distrikt të rëndësishëm që e morën nën kontroll kryengritës të Talibanit.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot se konflikti në Afganistan po lë mijëra të vdekur ose të plagosur dhe po detyron familjet të largohen nga banesat për t’u shpëtuar luftimeve.

Përleshjet në distriktin Yamgan shpërthyen dje në mëngjes kur qindra kryengritës të armatosur rëndë sulmuan rajonet malore. Forcat afgane të sigurisë kombëtare janë angazhuar në luftime me kryengritësit për të rimarrë distriktin.

XS
SM
MD
LG