Lidhje

Afganistan, operacion i pazakontë i NATO-s


Forcat e koalicionit përdorën helikopterët për të shpëtuar katër punonjës ndihmash humanitare që mbaheshin në një shpellë

Forcat e koalicionit të NATO-s në Afganistan ndërmorën një operacion të pazakontë me helikopterë për të shpëtuar katër punonjës ndihmash humanitare që mbaheshin në një shpellë. Një zëdhënës i NATO-s tha se pesë nga rrëmbyesit u vranë gjatë operacionit të ndërmarrë sot në orët e para të mëngjesit.

Punonjësit e ndihmave, një britanike, një kenian dhe dy afganë, ishin rrëmbyer më 22 maj kur po udhëtonin me kuaj për të kuruar fshatarët që vuanin nga kequshqyerja në provincën e largët Badakshan. Ata punojnë për organizatën joqeveritare zvicerane Medair.

Forcat britanike morën pjesë në këtë operacion të autorizuar nga kryeministri David Cameron. Zoti Cameron e cilësoi operacionin jashtëzakonisht të guximshëm. Mes ekipit për shpëtimin e pengjeve nuk pati viktima. Nuk është e qartë se çfarë kërkesash kishin paraqitur rrëmbyesit.
XS
SM
MD
LG