Lidhje

Afganistan: Nëntë të vrarë nga shpërthimi i një bombe

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët afganë thonë se shpërthimi i një bombe në një treg në veri të vendit shkaktoi vdekjen e 9 njerëzve, përfshi një zyrtar lokal.

Policia thotë se shpërthimi i sotëm goditi një dyqan në distriktin Ghormuch të provincës Faryab. Një anëtar i këshillit ishte mes të vrarëve nga bomba me telekomandë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmit, që ndodhi një ditë pasi një negociator i rëndësishëm për paqen u qëllua për vdekje në kryeqytetin e vendit Kabul. Arsala Rahmani ishte anëtar i rendësishëm i Këshillit të Lartë të Paqes së Afganistanit të përbërë nga 70 anëtarë.

Qindra njerëz morën pjesë sot në funeralin e zotit Rahmani. Një roje nderi ushtarake mbajti arkivolin e ish zyrtarit të lartë taleban në varrezat e Kabulit. Grupi kryengritës nuk pranoi përgjegjësinë për atentatin ndaj zotit Rahman. Zyrtarët afgan presin shtimin e dhunës ndërkohë që grupi kryengritës njoftoi kohët e fundit sulmin e pranverës.

Forcat afgane gjithnjë e më shumë po marrin kontrollin e masave të sigurisë, ndërkohë që trupat ndërkombëtare do të largohen deri në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG