Lidhje

Afganistan: Nga një sulm vetvrasës me bomb vdesin dy persona


Afganistan: Nga një sulm vetvrasës me bomb vdesin dy persona

Afganistan: Nga një sulm vetvrasës me bomb vdesin dy persona

Forcat e udhëhequra nga NATO thonë se një vetvrasës me kamion bombë ka sulmuar një bazë të koalicionit në Afganistanin qëndror duke vrarë dy civilë afganë.

Koalicioni tha sot se 77 pjestarë të NATO-s dhe afro 25 civilë afganë morën plagë jo-kërcënuese për jetën në shpërthimin që ndodhi në përvjetorin e dhjetë të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.

Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së shtunës.

Aleanca ndërkombëtare thotë se kamioni shpërtheu në hyrje të bazës në provincën Vardak dhe se forca e shpërthimit u zbut nga barriera mbrojtëse në hyrje të bazës.

XS
SM
MD
LG