Lidhje

Afganistan: Një makinë bombë shpërthen disa orë mbas vizitës së presidentit Obama


ARKIV

ARKIV

Policia afgane thotë se një makinë bombë ka shpërthyer në kryeqytetin e vendit Kabul, disa orë mbasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama u largua nga qyteti, pasi zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar atje.

Shefi i policisë së Kabulit Ayub Salangi tha se shpërthimi i makinës bombë ditën e sotme ndodhi në rrugën Jalalabad, rruga kryesore për në lindje të qytetit. Në këtë zonë ka disa baza ushtarake amerikane si dhe komplekse banimi.

Kryengritësit talebanë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Është e paqartë nëse shpërthimi i bombës ka shkaktuar të vdekur ose jo. Ambasada amerikane ka paralajmëruar stafin e saj që të mos dalë në ambiente publike.

Dëshmitarë kanë dëgjuar të paktën edhe një tjetër shpërthim në pjesën lindore të kryeqytetit. Breshëri armësh zjarri kanë shoqëruar shpërthimin.

Gjatë vizitës së tij të shpejtë, zoti Obama firmosi Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik me homologun e tij afgan, Hamid Karzai.

XS
SM
MD
LG