Lidhje

Afganistan, vriten dy anëtarë të këshillit lokal dhe një oficer i policisë

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët në jug të Afganistanit thonë se një shpërthim në anë të rrugës shkaktoi vrasjen e dy anëtarëve të këshillit lokal dhe një oficeri të policisë afgane.

Autoritetet thonë se në shpërthimin që ndodhi në provincën Uruzgan u plagosën edhe dy anëtarë të tjerë të këshillit vendor.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin.

Talebanët dhe militantë të tjerë shpesh përdorin mjete shpërthyese për të vënë në shënjestër forcat afgane dhe të koalicionit, si dhe politikanë vendas.

Në lindje të Afganistanit, NATO-ja thotë se një nga pjestarët e saj humbi jetën dje pas një incidenti, por zyrtarët e Koalicioni ndërkombëtar nuk e kanë identifikuar shtesësinë e viktimës.

XS
SM
MD
LG