Lidhje

OKB: Shtohet kultivimi i opiumit në Afganistan


Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet thotë se kultivimi i opiumit në Afganistan është shtuar, duke shënuar rekorde, ndoshta për shkak se fermerët kërkojnë t’i sigurojnë të ardhurat e tyre nga kushte të pasigurta, pas përfundimit të tërheqjes së trupave të NATO-s më 2014.

Agjencia e OKB-së ka publikuar sot një raport, ku thuhet se rajoni i Afganistanit ku kultivohet hashashi, është rritur në 209 mijë hektarë, një rajon më i madh se sa rekordi i mëparshëm, prej 193 mijë hektarë në vitin 2007.

Në raport thuhet se nga prodhimi i këtij viti i hashashit janë përftuar 5 mijë e 500 tonë opium, një shifër kjo rreth 50 për qind më e lartë se vitin e kaluar. Në raport po ashtu thuhet se fermerët mund të jenë duke marrë masa nga pasiguri të mundshsme në të ardhmen, duke shtuar tani prodhimin e opiumit.

Yury Fedotov, drejtor ekzekutiv i agjencisë, e cilësoi shtimin e prodhimit “një paralajmërim” dhe “një thirrje urgjente për veprim”., ndërsa Afganistani fillon të rimarrë kontrollin e sigurisë së vendit. Ai tha se në se porblemi nuk merret me seriozitet nga agjencitë ndërkombëtare, ajo që ai e cilësoi “virusi i opiumit” mund ta pakësojë qëndrueshmërinë e Afganistanit.

Shumica e kultivimit të opiumit bëhet në provincat perëndimore, ku kryengritja talebane është më aktive.

XS
SM
MD
LG