Lidhje

Afganistan: Qindra protestues bllokojnë një rrugë kryesore

  • Zëri Amerikës

Qindra protestues bllokuan një rrugë kryesore sot (të marten) në lindje të Afganistanit, duke akuzuar një bastisje të forcave afgane dhe të Natos për vrasjen e dy civilëve.

Demonstruesit mbanin trupat e dy të vrarëve në operacionin gjatë natës në Provincën Laghman, ndërsa marshuan në rrugën që të çon nga kryeqyteti afgan, Kabul, për në qytetin lindor të Xhalalabadit.

Aleanca tha se operacioni afgan i mbështetur nga NATO-ja kishte në shënjestër një udhëheqës të talebanëve që koordinonte sulme kundër forcave të sigurisë në mbarë provincën. Koalicioni tha se gjatë operacionit, personi në fjalë dhe një tjetër kryengritës qëlluan me armë kundër forcave të sigurisë, dhe trupat u kundërpërgjigjën, duke i vrarë sulmuesit.

Aleanca e NATO-s tha se forca e përbashkët ndaloi disa kryengritës dhe konfiskoi disa armë të vogla. Incidenti vjen vetëm disa javë pasi qeveria amerikane dhe ajo afgane nënshkruan një marrëveshje që i vë afganët në krye të operacioneve speciale, duke përfshirë bastisjet e debatueshme gjatë natës në shtëpitë e afganasve.

XS
SM
MD
LG