Lidhje

Shpërthim në Afganistan, 40 të vrarë


Shpërthimi ndodhi ndërsa Presidenti Hamid Karzai mbajti një fjalim në Kabul me rastin e fillimit të Kurban Bajramit

Zyrtarët në Afganistanin verior thanë se një sulm vetëvrasës me bombë në një xhami shkaktoi të paktën 40 të vrarë dhe dhjetra të plagosur.

Autoritetet thanë se sulmi u krye sot kundër xhamisë në Majmana, kryeqyteti i provincës Faryab, në fillim të Kurban Bajramit. Zyrtarët thanë se mes viktimave kishte edhe anëtarë të forcës afgane të sigurisë.

Shpërthimi ndodhi ndërsa Presidenti Hamid Karzai mbajti një fjalim në Kabul me rastin e fillimit të Kurban Bajramit.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por shpërthimet vetëvrasëse janë një armë e preferuar e islamistëve Talibanë, që përpiqen të përmbysin qeverinë e presidentit Karzai, e mbështetur nga Perëndimi.
XS
SM
MD
LG