Lidhje

Afganistan, vritet Kryetari i Bashkisë së qytetit jugor të Kandaharit


Afganistan, vritet Kryetari i Bashkisë së qytetit jugor të Kandaharit
Afganistan, vritet Kryetari i Bashkisë së qytetit jugor të Kandaharit

Në Afganistan, nga një sulm me makinë bombë është vrarë Kryetari i Bashkisë së qytetit jugor të Kandaharit.

Talebanët morën përgjegjësinë për shpërthimin e sotëm, që shkaktoi vdekjen e Kryebashkiakut Ghulam Haider Hamidi. Një zëdhënës i talebanëve tha se zoti Hamidi u vu në shënjestër pas vdekjes së dy fëmijëve, që thuhet se humbën jetën gjatë shkatërrimit të një shtëpie, për të cilën zyrtarët thanë se ishte ndërtuar ilegalisht.

Sipas lajmeve, në kohën e sulmit, Kryebashkiaku Hamidi po takohej me banorë të qytetit për të diskutuar rreth mosmarrëveshjes së tokës.

Vrasja e zotit Hamidi ndosh dy javë pas vrasjes së vëllait të Presidentit afgan Hamid Karzai në shtëpinë e tij po në qytetin e Kandaharit.

Dhuna në Afganistan është shtuar, ndërsa forcat afgane fillojnë të marrin nën kontroll sigurinë në vend nga forcat amerikane dhe ato të NATO-s.

Rreth 33 mijë forca amerikane është në plan të tërhiqen nga Afganistani deri në shtator të vitit të ardhshëm. Javën e kaluar, 7 zonat e para të Afganistanit kaluan nën kontrollin e forcave afgane. Shumica e trupave luftarake është në plan të largohen nga ai vend deri në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG