Lidhje

Afganistan, 19 të vdekur në sulm vetëvrasës


Policia në Afganistanin verior thotë se një autor sulmi vetëvrasës me bombë aktivizoi eksplozivët e vendosura në një makinë, në një treg me shumë njerëz, duke vrarë 19 persona dhe duke plagosur mbi 35 të tjerë.

Zëvendësshefi i policisë provinciale, Baryalia Basharyar i tha gazetarëve se sulmi në disktriktin Almar të provincës Faryab duket se synonte të kishte si objektiv personelin ushtarak. Por ai tha se shumica e viktimave ishin civilë të pafajshëm dhe se numri i të vrarëve pritet të rritet.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për dhunën. Kryengritësit talebanë shpesh kryejnë sulme kundër forcave të sigurisë në provincë.

Kreu i Misionit të Ndihmës së Kombeve të Bashkuara për Afghanistanin Nicholas Haysom e dënoi dhunën, duke thënë se “ky sulm i tmerrshëm kundër civilëve në treg tregon për një mospërfillje të tmerrshme për jetën e njerëzve.”

XS
SM
MD
LG