Lidhje

Kabuli në tension pas sulmeve me bomba


Gjendja në Kabul është e tensionuar, pas një vale dhune, një ndër më të rëndat këtë vit.

Kryengritësit ndërmorën dje një seri shpërthimesh vetëvrasëse brenda dhe rreth kryeqytetit afgan, të cilat lanë më shumë se 50 të vdekur, duke përfshirë nëntë në një bazë ushtarake amerikane.

Numri i civilëve që humbën jetën është më i larti i regjistruar në Kabul nga misioni i Kombeve të Bashkuara në një ditë të vetme që nga viti 2009, njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Islamabad.

Shefi i misionit të OKB-së, Nicholas Hayson fajësoi me terma të ashpra autorët e sulmit për viktimat civile.

Kjo është vala e parë e madhe e dhunës që kur talibanët konfirmuan vdekjen e themeluesit të tyre, Mullah Omar. Këto zhvillimet ngrenë pikëpyetje për të ardhmen e bisedimeve të paqes mes talibanëve dhe qeverisë.

NATO-ja njoftoi se një anëtar i shërbimit të saj ndërkombëtar dhe tetë kontraktorët civilë u vranë mbrëmë vonë gjatë një sulmi kundër një baze të Forcave Speciale amerikane pranë aeroportit kryesor në Kabul. Deklarata, e publikuar sot, nuk bën të ditur kombësitë e viktimave.

Në një deklaratë dërguar me email për Zërin e Amerikës, talebanët morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se tre kamikazë janë përdorur për të synuar të objektit SHBA.

XS
SM
MD
LG