Lidhje

Afganistan: Talibanët rrëmbejnë 19 persona në prag të zgjedhjeve parlamentare

  • Zëri Amerikës

Afganistan: Talibanët rrëmbejnë 19 persona në prag të zgjedhjeve parlamentare

Afganistan: Talibanët rrëmbejnë 19 persona në prag të zgjedhjeve parlamentare

Zyrtarët afgane thonë se talibanët kanë rrëmbyer 19 persona, përfshi edhe një kandidat dhe disa zyrtarë të zgjedhjeve, në prag të votimeve për në parlament që zhvillohen nesër.

Grupi militant morri përgjegjësinë për rrëmbimin e 1 kandidati në krahinën lindore Laghman. 8 zyrtarë të zgjedhjeve dhe 10 punëtorë të fushatës thuhet se janë marrë peng në provincën veriperëndimore Badghis.

Kryengritësit talibanë kanë vrarë të paktën tre kandidatë dhe disa punëtorë të fushatës. Grupi po kërcënon për sulme në mbarë vendin, ashtu siç bëri gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar në përpjekje për të frikësuar votuesit.

Pavarësisht nga këto kërcënime për dhunë, Presidenti afgan Hamid Karzai u bëri thirrje të gjithë afganëve që të shkojnë nesër në qendrat e votimit dhe të hedhin votat e tyre.

Rreth 2500 kandidatë konkurrojnë për 249 vende në dhomën e ulët të parlamentit.

Rrugët e Kabulit sot ishin kryesisht të qeta, ndërsa policia ka vendosur pika kontrolli shtesë, duke ndaluar e kontrolluar automjetet që udhëtonjnë në rrugët kryesore.

Më shumë se 250.000 policë dhe ushtraë afganë, të mbështetur nga trupat ndërkombëtare, do të qëndrojnë në gatishmëri gjatë zgjedhjeve që zhvillohen nesër në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG