Lidhje

Talibani merr bazën afgane në Badakshan


Të paktën 100 policë dhe roje afgane kufiri kanë dezertuar në anën e Talibanit në aktin më të bujshëm të dorëzimit në masë që kur Shtetet e Bashkuara dhe forcat e NATO-s i dhanë fund misionit luftarak në Afganistan në fund të vitit të kaluar.

Forcat afgane u dorëzuan mbrëmë vonë, pas përleshjeve me luftëtarët talibanë për tri ditë në bazën Tirgaran të provincës Badakshan.

Komandanti i forcave policore të zonës ishte një ndër ata që u dorëzuan, duke lënë në dorën e Talibanit armatimet dhe municionet.

Kreu i autoritetet lokal tha se forcat e sigurisë iu dorëzuan kryengritësve talibanë pasi ishin të rrethuar dhe qeveria nuk dërgoi përforcime.

Provinca Badakshan ndodhet në kufi me Kinën dhe Taxhikistanin dhe ka qenë skenë luftimesh të ashpra mes Talibanit dhe forcave afgane të sigurisë gjatë javëve të fundit.

XS
SM
MD
LG