Lidhje

Afganistan: Të paktën 60 vetë humbin jetën nga një sulm vetëvrasës

  • Zëri Amerikës

Afganistan: Të paktën 60 vetë humbin jetën nga një sulm vetëvrasës

Afganistan: Të paktën 60 vetë humbin jetën nga një sulm vetëvrasës

Zyrtarët afganë thonë se të paktën 60 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës me bombë në një qendër të shenjtë shiite në Kabul. Më shumë se 100 vetë u plagosën në këtë sulm.

Zyrtarët thanë se autori i sulmit aktivizoi lëndët plasëse pranë xhamisë Abul Fazel, ndërsa besimtarët u mblodhën sot për të festuar festivalin shiit të Ashures.

Ndërkohë, zyrtarët thanë se një shpërthim i dytë, i cili pati si objektiv një xhami në qytetin verior Mazar-e Sharif, shkaktoi 4 të vrarë. Nuk është e qartë nëse shiitët ishin objekt i sulmit të dytë me bombë.

Talebanët nxorën një deklaratë ku dënojnë sulmin, që e cilësojnë si “të pamëshirshëm” dhe fajësojnë për të “pushtuesit e huaj”.

XS
SM
MD
LG